Alarmi nga lija e majmunëve, OBSH thërret takim urgjent

0
98

Organizata Botërore e Shëndetit do të mbajë një takim urgjent për të diskutuar mbi shpërthimin e fundit të lisë së majmunit, një infeksion viral më i zakonshëm në Afrikën Perëndimore dhe qendrore.

Gjermania e përshkroi si shpërthimi më i madh në Evropë ndonjëherë. Janë raportuar raste në të paktën tetë vende evropiane, Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar, si dhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi.

E identifikuar fillimisht te majmunët, sëmundja zakonisht përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe rrallë është përhapur jashtë Afrikës, kështu që kjo seri rastesh ka shkaktuar shqetësim.

Megjithatë, shkencëtarët nuk presin që shpërthimi të evoluojë në një pandemi si COVID-19, duke qenë se virusi nuk përhapet aq lehtë sa SARS-COV-2.

Lija e majmunëve është zakonisht një sëmundje e lehtë virale, e karakterizuar nga simptoma të etheve si dhe skuqje.

“Me disa raste të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Portugali, ky është shpërthimi më i madh i lisë së majmunëve që është parë ndonjëherë në Evropë”, tha shërbimi mjekësor i forcave të armatosura të Gjermanisë, i cili zbuloi rastin e parë në vend të premten.

Komiteti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që do të mblidhet është Grupi Këshillues Strategjik dhe Teknik për Rreziqet Infektive me Potencial Pandemik dhe Epidemik (STAG-IH), i cili këshillon për rreziqet e infeksionit që mund të përbëjnë një kërcënim për shëndetin global./abcnews.al/