Armando Broja, ky princ i barit në Angli!

0
123

I jashtëzakonshëm edhe njëherë Armando Broja në kampionatin anglez të futbollit. Princi tronditi përsëri me stilin rrafsh me barin me një gjuajtje që po kthehet ne specialitetin e tij.

Gola të këtij klasi dhe kësaj mënyre po duken si fotokopje të Brojës.

“Mersi”, për këtë perlë thotë komentatori francez, ndërkohë që perlat e Armandos po përshëndeten në gjuhë të ndryshme.

Kundështarët e Crystale Palace ngrinë me goditjen e rrallë të shqiptarit në minutën e 36-të, në barazimin 2-2, në ndeshjen për llogari të javës së 17-të të Premier League.

Broja është çmendur, Chelsea po kërkon të hap drynin e merkatos që në janar. Princi që godet rrafsh me barin duket se s’ka ndërmend të ndalojë…

Ai ka zgjedhur të jetë princ në barin e blertë anglez. Dhe shyqyr që e bën diçka të tillë pasi na nderon, se bari tjetër është një histori që si shkon për shtat shqiptarit, në ndryshim me ata që kanë zgjedhur shkëlqimin në llojin tjetër të barit.

Gjuha e trupit të lojtarëve të Crystal Palase tregoi qartë pamundësinë e kundërveprimit dhe befasinë e madhe. Ky djalë është i rrallë jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për Europën.

Faleminderit Broja. Sa shumë kemi nevojë për ty….!