Mediet kosovare: Arrestohet Noizy në Kosovë, zbulohet arsyeja

0
136

Mbrëmjen e djeshme, 15 dhjetor  është ndaluar një person në pikën kufitare në Vërmicë, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Mediet kosovare bëjnë me dije se personi i arrestuar është reperi i njohur Rigelj Rajku, i njohur si Noizy.

Burimet thonë se zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës, prandaj është shoqëruar në stacionin “Qendra” në Prishtinë.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka  qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, citojnë mediet kosovare njoftimin e policisë.

Noizy është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqerinë e reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozikk dhe aktorit, Blerim Destani.