Autori i rrezikshëm dhe ende i armatosur, 6 të vdekur nga sulmi në Illinois, 31 dërgohen në spital

0
89

Policia e Highland po punon drejtpërdrejt me FBI-në pas sulmit në paradën e 4 korrikut në Illionois që la të paktën gjashtë të vdekur.

I dyshuari ende konsiderohet të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm dhe nuk ka asnjë indikacion se ai është i bllokuar diku apo ka ndonjë peng.

Moshat e të vrarëve nga të shtënat ende nuk dihen, ndërsa zyrtarët lokalë po punojnë me zyrën e mjekëve.

Të paktën gjashtë persona u vranë në të shtënat në Paradën e Ditës së Pavarësisë në Highland Park, konfirmuan zyrtarët. Të paktën 31 janë dërguar në spitalet e zonës, raporton CNN. /abcnews.al