Rama në konferencë me Rutte: Holanda ishte serioze me kritikat e saj

0
74

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin holandez, Mark Rutte u shpreh se Holanda ishte serioze me kritikat e saj për negociatat.

Kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen për Holandën, e cila ka shprehur mbështetjen e plotë për Shqipërinë për procesin e integrimit. Rama përmendi gjthashtu se Holanda renditet mes investuesve më të mëdhenj në vendit tonë.

“Është një dhuratë e vërtetë të jesh këtu. Pres edhe darkën me Mark për ditëlindjen time. Ai është më i ri por ka më shumë përvojë. Mendova se theva fjalimin e mundshëm më të shkurtër në samitin e NATO. Mark tha fjalë për fjalë atë që duhet të thoja për Ukrainën. U bëra xheloz që fjalimin që duhet ta bëja unë e bëri ai.

Dua të shpreh mirënjohjen e vërtetë për Holandën. Për kombinimin e qëndrimit të tyre të rreptë që ishte nervozues njëfarë kohe derisa e kuptua çfarë ishte. Përmes një rograi të quajtur matra që ka bërë ndryshimin në çuarjen përpara të reformës në drejtësi. Kuptuam që Holanda ishte serioze për kriticizmin e saj. Nga ana tjetër falë këtij raporti ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë. Renditet mes investuesve më të mëdhenj në Shqipëri. Kemi Shell”, tha Rama. g.v/abcnews.al