Banorët e fshatit Dëshiran në Belsh kundër bashkisë që do të japi pyllin e fshatit tek privati

0
47

Banorët e fshatit Dëshiran kanë prishur një dëgjesë publike që bashkia Belsh kërkoi të mbante me ta, për dhënien me qera të një sipërfaqe pyjore në këtë fshat.

Sipas banorëve, pylli është shfrytëzohet për nevojat e ekonomisë së tyre, dhe nuk do të pranojnë që t`i jepet për subjekteve private.Bashkia u tërhoq nga dëgjesa publike, ndërsa banorët paralajmëruan se do protestojnë nëse Arif Tafani çon para iden e dhënies së pyllit me qera për privatët.

Kjo ka qenë një pjesë e revoltës së banorëve të fshatit Dëshiran në Belsh, të cilët kanë prishur një dëgjesë publike që zyrtarë të bashkisë kërkuan të mbajnë me ta për dhënien me qera të pyllit të këtij fshati në favor të subjekteve private.

Pas kundërshtive të forta të banorëve, të cilët kërkuan në dëgjesë publike kryetarin e bashkisë Arif Tafani, vartësit e këtij të fundit u larguan, ndërsa banorët paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat për të mos lejuar transferimin e një pasurie publike në favor të privatit.

Nga ana tjetër bashkia Belsh ka heshtur duke mos dhënë detaje në lidhje me synimet e saj në lidhje me pyllin e fshatit Dëshiran.