Ilir Meta zyrtarizon ndarjen me Monika Kryemadhin

0
24

Ish-presidenti Ilir Meta ka konfirmuar ndarjen nga Monika Kryemadhi.

Në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Çim Peka Live’ në SyriTv, ai tha së është proces divorci me Kryemadhin. Meta deklaroi se ai dhe ish-bashkëshortja e tij kanë ndjekur rrugën ligjore për këtë çështje dhe ka njoftuar edhe djalin e tij Besar Ilir Metën.

“Znj.Monika Kryemadhi është tashme ish-bashkeshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta. Kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje”-deklaroi Ilir Meta

Kjo lëvizje e ish-presidentit vjen në një moment kur SPAK po heton pasurinë e familjes Meta.