Basha: Fermerët e Ndroqit të lënë në harresë, ne do japim 50 mln euro për infrastrukturën bujqësore

0
272

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar sot fshatarë dhe fermerë të Ndroqit.

Një nga fermerët i tha Bashës se për një farë duhet të paguante 15 mijë lekë së bashku me plehun kimik.

Ndërkohë, fermerët janë shprehur për mos avantazhim të produkteve vendase duke i penalizuar fshatarët me një fitim minimal, të pamjaftueshme për familjet e tyre.

“Pyesni dhe fshatarë të tjerë, po diti njeri se si e ka emrin Ministri i Bujqësisë. Ka 7-8 vite që situata merr për poshtë, por 4 vjetët e fundit për ne nuk ka ekzistuar fare” – tha një fermer.

Çmimi i naftës është një tjetër shqetësim që ngritën fermerët e Ndroqit në prani të Bashës. Sipas tyre, taksat e lartë e naftës rrit kostot e prodhimit dhe ul fitimin, duke bërë që shume fermerë të heqin dorë nga bujqësia e t`i lënë tokat djerrë.

Lulzim Basha: Paketa jonë është e qartë. Ne do të kemi po atë skemë subvencionesh që ka edhe Kosova, edhe Maqedonia e Veriut. Subvencionet nuk do të shkojnë tek grumbulluesit, por do të shkojnë drejtpërdrejtë tek prodhuesit. Në bazë të prodhimit do të marrin subvencion. 

Prodhimet e tyre do të mbrohen dhe asnjë prodhim i huaj nuk do të hyjë përmes doganave shqiptare pa patur një tarifë të barasvlefshme me subvencionin që ata vetë marrin nga qeveritë e tyre. Prodhimi i fermerëve shqiptarë dhe fermerët shqiptarë do të jenë të parët në tregun tonë, ndërkohë që do të bëjmë gjithçka për të nxitur edhe eksportin e tyre.

Ne do të akordojmë 50 milion euro për infrastrukturën bujqësore dhe do të investojmë për infrastrukturën rrugore të fshatrave. Me uljen e çmimit të naftës dhe heqjen e taksës “Rama” mbi naftën që i ka kushtuar prej vitit 2014, 240 lekë të vjetra më shumë për litër çdo shqiptari, ne do të mundësojmë që edhe prodhimet tona të bëhen më konkurruese, edhe shërbimet tona të bëhen më konkurruese si në fshat, ashtu edhe në qytet. 

Ora News