COVID-19 – Izraeli regjistron numrin më të madh të rasteve të reja në dy muaj

0
243

Në Izrael u raportuan sot 299 raste të reja me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, duke shënuar kështu numrin më të madh të rasteve të reja në pothuajse dy muaj.

Edhe pse Izraeli ka patur një normë relativisht të ulët rastesh dhe një përqindje veçanërisht të ulët të viktimave, numrat janë rritur pasi vendi lehtësoi ndjeshëm kufizimet.

Muajin e kaluar, numri i rasteve të reja ditore u ul me të paktën katër, por në javët e fundit, numrat janë rritur në mënyrë të vazhdueshme.

Parlamenti izraelit rinovoi dje masat e urgjencës, siç është vënia e maskave mbrojtëse në publik./atsh