Bashkëjetuesja vrau veten me thikë pas sherreve me të, 43-vjeçari në Durrës tenton të fsheh të vërtetën, policia i vë prangat

0
49

F. B., 43 vjeç, banues në Durrës, është arrestuar sot pasi akuzohet për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Durrës, ku dyshohet se si pasojë e vetëplagosjes me mjet prerës (thikë), humbi jetën në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe (bashkëjetuesja e shtetasit F. B.).

43-vjeçari dyshohet se nëpërmjet konflikteve me shtetasen A. D., ka ndikuar në rëndimin e gjendjes së saj psikologjike.

Gjithashtu, ky shtetas duke deformuar provat në vendngjarje, ka tentuar të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me këtë rast.Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
/abcnews.al/