Bashkimi Europian nuk ndalet/ Planifikon të vendosë sanksione dhe ndaj Patriakut të Moskës, Kirill

0
82

Sipas Guardian raundi tjetër i sanksioneve të BE-së kundër Rusisë do të përfshijë dhe Patriakun e Moskës, sipas zyratëve të paidentifikuar të BE-së.

Patriaku i Moskës e ka lidhur luftën në Ukrainë me paradën e homoseksualëve. Në veçanti, në predikimin e tij, Patriarku i Moskës deklaroi se për tetë vjet janë bërë përpjekje për të shkatërruar Donbasin.

“Në Donbas ka një refuzim, një refuzim themelor të të ashtuquajturave vlera të ofruara sot nga fuqitë botërore. Sot, ekziston një provë e besnikërisë ndaj këtyre forcave. A e dini se çfarë është ky test?Janë parada e gay” është shprehur Kirill.

Një aleat i Presidentit Vladimir Putin, Patriarku Kirill ka bërë në të kaluarën deklarata në mbështetje të ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë, një pozicion që ka ndarë të krishterët ortodoksë në botë.