Belsh, e faturoi në kundërshtim me ligjin, akuzohet për shpërdorim detyre faturisti i OSHEE

0
102

Policia e Elbasanit ka referuar materialet në prokurori për faturistin e OSHEE Belsh, shtetasin A. B., 55 vjeç.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka faturuar në kundërshtim me ligjin, për konsumin e energjisë elektrike një qytetar.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. B., 55 vjeç, banues në fshatin Trojas, Belsh, me detyrë faturist pranë OSHEE Belsh, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka faturuar në kundërshtim me ligjin, për konsumin e energjisë elektrike, shtetasin Z.  Z.” – njofton policia.