FOTO/Nga Dubai në Mykonos, Enca “i vë flakën” pushimeve me linjat e nxehta

0
100

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia është një nga më të përfolurat e momentit. Ajo herë pas here ndan foto tepër seksi në rrjetet sociale, ku merr komente të shumta.

Së fundmi, Enca ndodhet me pushime në ishullin luksoz të Mykonos të Greqisë dhe është shfaqur shumë joshëse. E veshur me bikini të kaltra, këngëtarja shihet teksa relaksohet në rrezet e diellit.

 

Kujtojmë që rreth një muaj më parë, Enca dha lajmin se është bërë rezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo pasi, këngëtarja udhëton shpesh drejt Dubait, vend të cilit i referohet si një shtëpi e dytë./abcnews.al