Belsh/ Organizohet festa e “Afërditës” (FOTO)

0
111

Në një atmosferë emociuese u përkujtua në liqenin e Seferanit, festa e Afërditës, organizuar nga Bashkia, shkollat 9- vjeçare e gjimnazet.

Ky event u organizua në tempullin e Afërditës, në liqenin e Seferanit, nën kujdesin e veçantê të kryetarit të Bashkisë, Arif Tafani ne bashkëpunim me Tourism Investment and Finance Fund (TIFF). Ideja e sipërmarrjes nga më të mëdhatë për Dumrenë, kishte për synim promovimin e vlerave të historisë së lashtë dhe kulturës së trevës së Dumresë.

Festa e perëndeshës ishte konceptuar si një spektakël me këngë, valle, rite, lojëra popullore, recitime etj. Njëkohësisht u zhvillua edhe Miss Afërdita me pjesëmarrjen e 20 bukurosheve nga qyteti dhe fshatrat e Bashkisë Belsh.

Liqeni i Seferanit në Belsh ka qenë tempulli i Perëndeshës së Bukurisë Afërdita. Në nder të saj, njerëzit nga të katër anët e Ilirisë, hidhnin dhurata në ujë, vepra arti, amfora, ornamente, sende me vlerë me synimin për të gëzuar më të bukurën Afërditë./Elbasani flash