Meta pagoi 700 mijë euro për lobim dhe kërcënoi me jetë dëshmitarin? Presidenca reagon pas shkrimit në median austriake

0
113

Zëdhënësi i presidentit të Republikës Ilir Meta, Tedi Blushi, ka raguar në lidhje me një shkrim të publikuar së fundi në një media austriake, se kishte lobuar 700 mijë dollarë për të qenë pjesë e ceremonisë së inagurimit të Donald Trump.

Presidenca deklaron në reagimin e saj se kjo është një përpjekje për të hedhur baltë mbi Metën, me pasojë të rëndë edhe në interesat e larta shtetërore shqiptare.

Reagimi i presidencës: Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është njohur sot me një shkrim pa autor të publikuar në gazetën austriake “Kronen Zeitung”, artikull që përmban veçse shpifje dhe gënjeshtra, të hershme dhe të konsumuara prej vitesh.

Këto shpifje, mjerisht të fabrikuara dhe të hedhura në tregun mediatik edhe kohë më parë, e kanë marrë përgjigjen shumë të qartë dhe në mënyrë asgjesuese, që në prill të vitit 2018.

Edhe kjo përpjekje e radhës, e rifabrikuar në mënyrë qesharake dhe vulgare, do të marrë përgjigje përpara drejtësisë austriake.

Presidenti i Republikës, ka autorizuar stafin dhe mbrojtësit ligjorë, që të përgatisin menjëherë padinë “Për përhapjen e të dhënave të pavërteta”, “Shpifje”, “Cenim të imazhit publik”, që në këtë rast cenon rëndë edhe interesat e larta shtetërore.

Në këtë mënyrë, shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar përballë drejtësisë.

Presidenti i Republikës garanton se beteja e Tij për mbrojtjen e interesit publik dhe luftën kundër korrupsionit, jo vetëm që nuk do të ndalet, por do të përshkallëzohet, që nga zbardhja e plotë e aferës së inceneratorëve (që deri tani vetëm sa është gërvishtur), si dhe të gjitha aferat e tjera.

Shkrimi në median austriake

“Një informator i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve me vdekje rëndon pozitën e kreut të shtetit të Shqipërisë. Një rol të rëndësishëm në këtë histori luan edhe ceremonia e inaugurimit të Donald Trump.”

Me këto fjalë nis denoncimin e saj gazeta më e madhe e Austrisë “Kronen Zeitung”, e cila zbulon një histori korruptive që sipas saj “mund të trondisë politikën shqiptare” dhe të “rrëzojë presidentin e Republikës së Shqipërisë”.

Historia e një denoncuesi që kërkon mbrojtje në Austri nga kërcënimet me vdekje që ai ka marrë, pasi zbuloi një aferë të Presidentit Shqiptar, Ilir Meta.

Sipas gazetës austriake, Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

“Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited nga një avokat i afërt me Metën”, shkruan Kronen Zeitung.

Gazeta e njohur denoncon edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi:

“Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhi, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj”, shkruhet në artikull.