Biden beson se Putin është një vrasës: Do e paguajë shumë shpejt çmimin!

0
176

Në një intervistë më gazetarin politik të ABC News George Stephanopulos,  presidenti i SHBA Joe Biden beson se Vladimir Putin është një “vrasës”.

Pyetja e tij vjen pas një hetimi federal për sulmet kibernetike të lidhura me Rusinë dhe një raport të inteligjencës që lidh Kremlinin me ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane duke promovuar Donald Trump dhe teoritë e konspiracionit të krahut të djathtë në një përpjekje për të diskredituar Biden.

I pyetur nëse ai beson se Putini është një “vrasës” në një intervistë të regjistruar paraprakisht që u transmetua të mërkurën, presidenti u përgjigj: “Po.”

“Do ta shihni që ai do të paguajë shumë shpejt çmimin,” tha ai.

Sipas një raporti, të  publikuar të martën nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, presidenti rus Vladimir Putin autorizoi operacione ruse për të ndihmuar Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar.

Këto përfshinin përpjekjet nga Irani për të minuar besimin në votime dhe për të dëmtuar  rizgjedhjen e  Trump, si dhe operacionet e Moskës që mbështeteshin te aleatët e Trump për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve./abcnews.al