Falsifikonin kartëmonedha, mes shtatë të arrestuarve në Elbasan edhe ish-prefekti

0
294

Policia e Elbasanit finalizoi dje operacionin “Kartëmonedha”, ku ranë në pranga shtatë persona të akuzuar për falsifikim parash. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mes të arrestuarve është edhe i Rezart Kovaçi, ish prefekti i Elbasanit.

Policia sqaroi dje se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete. g.v/abcnews.al