Bie në humnerë autobusi në Peru, 25 të vdekur

0
45

Të paktën 25 persona kanë gjetur vdekjen pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra nga një shkëmb për një arsye të panjohur në rajonin Piura, në veri të Lima të Perusë.

Disa pasagjerë u plagosën gjithashtu dhe u dërguan në spitalet e zonës. Gjatë aksidentit, disa pasagjerë u hodhën nga dritaret dhe të tjerë u bllokuan brenda autobusit.

Autobusi i kompanisë “Q’orianka Tours” ishte nisur nga Lima dhe po shkonte për në Tumbes në kufi me Ekuadorin.