Novak Djokovic fiton derbin ballkanas në finalen e Australian Open

0
43

Triumfi i 10 në Australian Open, rekordmen absolut Novak Djokovic që shkatërroi në finale grekun Tsitsipas 6-3, 7-6, 7-6.

Nuk e vuri asnjëherë në diskutim ndeshjen e luajtur në “Rod Laver Arena” numri 4 i botës duke u imponuar në shërbime dhe fitoi menjëherë një lojë me topat kundërshtarit që i mjaftoi për ta futur finalen në shinat e duhura.

Në setin e dytë ndeshja u ekujlibrua por në tie break serbi dominoi 7-4. Në të tretin Tsitsipas e nisi menjëherë me një game me break por u barazua dhe më pas tenistët shkuan në një tjetër tie break të dominuar sërish nga Nole.

Ky është grand slam numër 22 në karrierën e Djokovic që barazon në krye të klasifikimit Rafael Nadal i cili u largua që në raundin e parë të Australian Open.