Bora Zemani apo Luana Vjollca kush është Mbretëresha e Instagramit? Po Mbreti ?

0
149

Ndodhemi në një kohë ku suksesi  dhe fama  maten nga publiciteti dhe shikueshmëria në Instagram.

Por kush është mbretëresha dhe mbreti i Instagramit në Shqipëri?

Bora Zemani duket se ka zbritur nga fronti i mbretëreshës së Instagramit moderatoren e njohur Luana Vjollca, e cila edhe pse ka 2 milionë ndjekës në Instagram nuk ka shikueshmërinë dhe interaktivitetin që Bora Zemani me 955 mijë ndjekës ka aktualisht

Këtë e pohon eksperti i marketingut digjital, Arnold Zoto, në një intervistë për “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora. Zoto zbulon se mbretëresha e Instagramit është Bora Zemani, ndërsa Noizy është mbreti.

Zoto thotë se suksesi në Instgram nuk matet më nga numri i ndjekësve dhe pëlqimet që merr një personazh, suksesi matet nga engagments, pra angazhimet dhe se sa aktivë janë ndjekësit në profilin e një personazhi.

Arnold Zoto: Mbretëresha e Instagramit për momentin është Bora Zemani. Noizy është mbreti. Kanë shumë shikueshmëri, janë 2 me të fuqishmit në Instagram. Në 2022 nuk do jenë në fokus numri i  likes (pëlqimeve)  dhe numri i followrsave por rëndësi ka engagments, angazhimi që kanë të tjerët në faqen tuaj.