Inflacioni i dhjetorit, më i larti në 11 vjet

0
105

Rritja e përgjithshme e çmimeve në muajin dhjetor 2021 shënoi nivelin më të lartë që nga qershori 2011.

Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2021, arriti 103,7 kundrejt muajit dhjetor 2020, duke çuar inflacionin e dhjetorit në nivelin më të lartë në 11 vitet e fundit.

Rritja u udhëhoq nga rritja e çmimeve në shërbimet e transportit dhe argëtimit për shkak të bazës krahasuese të ulët në dhjetorin e vitit 2020, por përbërësi kryesor i inflacionit në vend mbeten çmimet e ushqimeve, të cilat kontribuuan me 60 për qind të inflacionit të dhjetorit 2021.

Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2021 është 2,0% nga 1,6% që ishte në vitin 2020.