Bordi i Karburanteve, Ibrahimaj: Ishim të detyruar për ngritjen e tij, do evitoheshin abuzimet në treg

0
88

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka folur pas mbledhjes së qeverisë teksa u pyet lidhur me Bordin e Karburanteve, nëse do të merret apo jo vendimi për ta shfuqizuar.

Ajo tha se ishin të detyruar për ngritjen e tij, me qëllim shmangien e abuzimeve në treg. Ministrja Ibrahimaj tha  se pritet të zhvillohet një seancë e dytë lidhur me këtë çështje, dhe më pas do të operohet në bazë të vendimit.

Ibrahimaj: Ishim të detyruar për ngritjen e Bordit, po gjykohet në Kushtetuese. Në bazë të veprimit të GJ do të veprojmë. Bordi për të evituar abuzimin në treg.