Capital T fillon karrierën si aktor, ja filmi ku do e shohim këngëtarin e njohur

0
125

Capital T është njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun.

Ai numëron shumë hite, dhe kjo gjë e bën atë të kërkuar.

Por së fundi këngëtari pati paralajmëruar se do të jetë pjesë e filmit të titulluar “Jericho Ridge”.

Filmi i regjisorit Will Gilbey, fitues i çmimit Bafta ka bërë pjesë të këtij prodhimi kinematografik edhe reperin nga Kosova.

Capitali është shprehur shumë i emocionuar që po fillon këtë rrugëtim të ri në krah me aktorët e njohur si Nikkki Amuka Bird, po ashtu të nominuar në çmimet Bafta.

“Ishte absolutisht e mrekullueshme të ishe pjesë e kësaj, gjithashtu një falënderim i madh për ekipin më të mirë, secili individ që punoi për këtë”, shkruan reperi në rrjetet sociale.

Përtej kësaj ai ka një karrierë të suksesshme muzikore me plot koncerte.