Covid infekton Elbasanin, rreth 100 raste në ditë, epidemiologët: Fajin e kanë festat

0
118

Rreth 100 persona të infektuar çdo ditë po raportohen nga Elbasani. Mjekët thonë se kjo situatë vjen si pasojë e grumbullimeve dhe shkeljes së masave gjatë festave të  fundvitit.  Por nga ana tjetër, bluzat e bardha raportojnë edhe për shtim të personave të interesuarve për vaksinën anti-Covid.

Festat e fundvitit duket se kanë sjellë shtim të numrit të infektimeve në qytetin e Elbasanit.

Mjekët epidemiologë thonë se çdo ditë regjistrojnë rreth 100 persona të prekur me Covid.

“Kemi arritur një shifër rekord pozitivitetesh, para dy ditësh mbi 130 raste. Kjo reflektohet dhe nga shtimi i nevojave për të kryer testin nga referimet që vijnë nga mjekësia familjare”.

Urdhri për vaksinimin e punonjësve në administratë, ka sjellë një shtim të interesimit të qytetarëve për dozat anti-Covid.

Mjekja, Erleta Hila, thotë se vetëm në ditët e fundit janë vaksinuar nga ky sektor 220 persona.

“Doza e parë është në rritje, interesimi shtohet.”

Radhë për tu vaksinuar ka edhe nga moshat e treta, të cilët kryesisht kërkojnë të marrin dozën e tretë përforcuese.

“Popullsia duhet të kishte arritur 80% të vaksinimit, është automatikisht e detyrueshme”.

“Maskën nuk e mbaj dot, ruaj distancën.”

“Të heqin nga puna, detyrimisht do ta bëja.”

Aktualisht në Elbasan rezultojnë pozitivë 1093 persona, duke e renditur këtë qark të katërtin për nga numri i të infektuarve në vend.