Dashnor Sula bën premtimin para Kuvendit: Rritja e pagës time do të shkoj për Shoqatën e Jetimëve në Peqin

0
89

Ditën e sotme në Kuvend po dioskutohet rreth rritjes së pagave për deputetët dhe pushtetarët e lartë. Mes diskutimeve ka replikuar me tone të ashpra edhe deputeti demokrat Dashnor Sula i cili u shpreh se nuk është kundër rritjes së pagave, por që nuk i duket racionale në atë nivel të lartë.

Më tej ai premtoi se nëse ky vendim kalon për miratim dhe aprovohet, rritja e pagës së tij do të shkoj për Shoqatën e Jetimëve në Peqin

“Më vjen turp që jam pjesë e këtij parlamenti që përdoret nga mazhoranca. Dolën këtu dhe folën, bënë propagandë dhe atakuan opozitën, dhe nuk u kujtuan të thonë një fjalë për rritjen e rrogave. Nuk jam kundër rritjes së pagave, por kundër rritjes në këto shifra kaq të mëdha.

Do flas me lekë të vjetra… Mësuesit e keni rritur 27 mijë lekë, e njëjta gjë dhe për infermierët, për të mos fol për rritjen e pensioneve. E doni më thjeshtë? Mësuesi bën 22 ditë punë, ia keni rritur 1200 lekë në ditë. E doni me thjeshte? Mësuese punon 8 orë në ditë, ia keni rritur 153 lekë të vjetra në orë.

Rritja e pagës time do të shkoj për Shoqatën e Jetimëve në Peqin. Rrita e pagës për administratën është vonuar. Rritaj aq e lartë e  pagave na bën të urryer. Nuk jam kundër rritjes së pagave për deputetët, por jo në atë vlerë”, tha deputeti Sula.