Del nga shtrati lumi Gjadër, banesat rrezikojnë përmbytjen

0
64

Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati në fshatin Mali i Rrëzuar në Bashkinë Vau i Dejës. Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që të rritet niveli i lumit dhe për rrjedhojë të rrezikojë banesat që ndodhen aty pranë. Situata në veri të vendit paraqitet problematike pas reshjeve të dendura të shiut.

Raportohet për 1100 hektarë tokë të përmbytur në bashkinë e Shkodrës. Rruga e Obotit paraqitet gjithashtu problematike pasi ka precenzë uji deri në 50 cm, me një rritje prej 10 cm nga mëngjesi i ditës së sotme. Aktualisht rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e larta.

Në këtë rrugë ndodhet një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me katër forca të ushtrisë. Ndërkaq, dhe në Lezhë ka prezencë uji nëpër rrugët e qytetit. Përroi i Manatisë ka dalë nga shtrati duke bërë që uji të hyjë edhe në oborret e disa shtëpive në fshatin Lalm i Ri. /abcnews.al