Video/ Dëmtohet aksi Peqin-Belsh. Kalimi i rrezikshëm për shkak të rrëshqitjes së dheut

0
155

Aksi që lidh bashkine e Peqinit me atë të Belshit ka pësuar dëmtime si pasojë e rreshqitjeve të dheut.
Reshjet e ditëve të fundit e kanë përkeqësuar situatën duke bërë që kjo rrugë të jetë e rrezikshme për të kaluar Edhe pse problematika vijon prej disa vitesh te vetmet masa të marra për sigurinë janë keto dy blloqe betoni.  Banorët e fshatit Gryksh të bashkisë së Peqinit thonë se është e vështirë të levizin këtu dhe ndjehen të frikësuar sa herë janë të detyruar të kalojë.

Thonë që kanë bërë kerkese të shumta për nderhyrje por deri me sot nuk është vënë dorë dhe si rrjedhojë aksidentet kanë qenë të vazhdueshem.

Për shkak të frikës disa banorë të fshatit Gryksh zgjedhin që lëvizje ta bëjnë me kafshë.

Demtime serioze në infrastrukturë në këtë aks janë konstatuar të paktën në 3 vende po ashtu probleme ka edhe ura e fshatit që rrezikon shembjen per shkak të amortizimit. Duke qenë se ky aks ka një frekuentueshmeri të lart rreziku mbetet konstant ndaj kerkohet nderhyrje e menjëhershme./Elbasani flash