Moti i keq në Elbasan /Mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile! Ja problemet në qark.

0
155

Edhe pse në qarkun e Elbasanit nuk janë shkaktuar probleme serioze nga reshjet e fundit sërisht shtabi i Emergjencave civile është mbledhur për të evidentuar pikat që kanë pasur probleme dhe paraqesin rrezikshmëri në vijim. Prefekti i Elbasanit Klevis Xhoxhi u shpreh se në qarkun e Elbasanit situata është e normalizuar. Vetëm disa pika paraqiten të rrezikshme dhe jane Kthesa e Murrashit, aksi Elbasan – Qafë-Thanë dhe Moglice-Gramsh.

Drejtori i Emergjenca Civile në Elbasan Ndricim Sinani evidentoi se ne fshatin Gurabardh per shkak të prurjeve te perroit të Zaranikes rrezikoheshin 3 shtepi por është ndërhyrë dhe është devijuar rrjedha.Niveli i ujit ne lumin Shkumbin dhe perrenjt janë në nivel mesatar.

Probleme jane regjistruar edhe me disa ura te vogla ne Librazhd e Peqin. Ne kete te fundit perroi i Rrushtes,ka marre nje pjese te rruges dhe ka demtuar uren e Pajoves e cila eshte anuar duke u bere e rrezikshme.

Te pakten 16 familje jane pa energji elektrike ne Librazhd , njesia administrative Funar dhe Shushice po ashtu ka mungesa. Ne Cerrik ka patur permbytje ne lagjen nr 3 nga mospastrimi i Perroit. Ndersa ne Gramsh ndonese u raportua per probleme jo serioze ne fshatin raportohet per rrëshqitje gurësh në aksin Gramsh-Bersnik, duke bllokuar njërin krah të rrugës.Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku nga rrëshqitja e gurëve mjetet qarkullojnë vetëm në njërin krah.
Ky është një aks i rëndësishëm rrugor, pasi shërben si ndërlidhës i tri komunave, Kodovjat, Kukur dhe Lenie. Sic duket ne pamje vec banoreve ndodhet edhe policia,por asnje mjet i bashkise./Elbasani flash