Deri në -18 gradë Celsius, moti ekstrem mbylli edhe shkollat në Shqipëri: Zonat ku do të ngrijë gjithçka

0
113

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për të mbyllur shkollat për tre ditë vjen për shkak se pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave duke filuar nga kjo fundjavë deri në mesin e javës së ardhshme.

Siç raportohen edhe stacionet meteorologjikë rajonale, pritet që temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius.

Termometri pritet të zbresë afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius.

Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë. /abcnews.al