Si fitoi “lirinë” Tori Xheçuka, pretendoi se është i sëmurë me astmë, Prokuroria liron të dënuarin për tentativë vrasje në Mat

0
1556

Hektor Xheçuka i akuzuar për plagosje me dashje dhe armë mbajtje pa leje, do të vijojë të qëndrojë në masën e arrestit në shtëpi. Edhe pse pak ditë më parë u ndalua në kushtet e thyerjes së dënimit, prokuroria dhe i akuzuari kanë argumentuar se ai vuante nga astma dhe i duhej të vizitohej në spital. Pas kësaj dhe gjyqtari është pajtuar me argumentet e dhëna.

Me argumentin se vuan nga astma dhe ka vështirësi në frymëmarrje, Hektor alias Tori Xheçuka, mundi t’i shpëtojë sërish izolimit në burg, duke përfituar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ai u ndalua nga Policia e Tiranës mesditën e 16 janarit 2022, pikërisht për faktin se kishte thyer masën e sigurisë së qëndrimit të detyrueshëm në banesë.

Por në seancën e zhvilluar këtë të enjte prokurori i çështjes Bledar Valikaj, ka argumentuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Të njëjtën kërkesë ka bërë dhe vetë i arrestuari Xheçuka. Përmes avokatit mbrojtës ai është shprehur se kishte dalë nga banesa për tu kuruar në spital pasi vuan nga probleme shëndetësore të astmës.

Kapet tek Xhamlliku/ Tori Xheçuka, duhet të ishte në “arrest shtëpie” por lëvizte lirshëm në qendër të Tiranës
Ndaj dhe duke dorëzuar prova shkresore, i qëndroi propozimit për një masë lehtësuese.

Në këto kushte, Gjykata ka pranuar kërkesat duke firmosur masën “arrest shtëpie”, Hektor Xheçukën.

Ky i fundit është akuzuar nga prokuroria e Matit, për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë në dëm të Enrik Metra dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Për këto është kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin me 6 vite burgim.

Ndërsa trupi gjykues i përbërë nga Armela Hasantari, dhe dy gjykatësit e Tiranës, Artan Gjermeni e Lazër Sallaku, vendosën të kualifikojnë çështjen në “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë në “Plagosje e rëndë me dashje”, duke e dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Ky vendimin është apeluar nga prokuroria e Matit, e cila kërkon në gjykatën e Apelit Tiranë, dënimin me 6 vite burgim të Xheçukës.