Dëshmoi dy seanca më parë në gjyqin kundër Çapjave, SPAK lexon në gjykatë pjesërisht 4 dëshmitë e Behije Arapit

0
1470

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka bërë kundërshtimin e dëshmisë së Behije Arapit, bashkëshortes së viktimës Nezir Beqiri dhe nënës së Gentian Beqirit, e cila ka dëshmuar disa seanca më parë në procesin gjyqësor  që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, kundër Ervis Bardhit, Etien Canit, Klajdi Dokolit, Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Olsi Lekut.

Dy prokurorët e dosjes, Behar Dibra dhe Sotir Kllapi, në seancën e djeshme me dyer të mbyllura, kanë lexuar pjesërisht 4 proces-verbalet e pyetjes së Behije Arapit, gjatë fazës së hetimit.Dy prokurorët e dosjes, Behar Dibra dhe Sotir Kllapi, në seancën e djeshme me dyer të mbyllura, kanë lexuar pjesërisht 4 proces-verbalet e pyetjes së Behije Arapit, gjatë fazës së hetimit.

Behije Arapi, për shkak të tronditjes, moshës por dhe kalimit të 10 viteve nga ndodhja e kësaj vrasje në Elbasan, nuk ishte në gjendje të kujtonte para gjykatës, të gjitha detajet se çfarë kishte deklaruar në polici dhe prokurori, gjatë fazës së hetimit të kësaj vrasje të dyfishtë.

Pas leximit pjesërisht të 4 proces-verbaleve të marrjes në pyetje të Behije Arapit, procesi gjyqësor ka vijuar me pyetjen e dy dëshmitarëve të tjerë E. Bunguni dhe A. Zenehoxha, të cilët janë komshinj të familjes Beqiri në Elbasan.

Dëshmitarët kanë treguar mënyrën se si janë njohur me ngjarjen. Pas kësaj situate, seanca që zgjati nga ora 14:00 deri në 17:30, u shty për tu thirrur dëshmitarë të tjerë në seancën e radhës.Prova më e fortë në këtë proces gjyqësor, është dëshmia e bashkëpunëtorit të prokurorisë, Ervis Bardhi, i cili ka treguar me detaje se si kishte bërë vrasjen e babë e bir, së bashku me Olsi Lekun dhe si ishin paguar me 50 mijë euro nga Ardjan e Florenc Çapja.