Dhunë mes tifozëve para Partizani-Tirana, 2 të arrestuar dhe 14 të proceduar

0
180

Deri i djeshëm Partizani-Tirana në “Elbasan Arena” ka nisur me përplasje mes tifozerive të dy klubeve.

Si pasojë e përplasjes së dhunshme mes tifozëve kanë mbetur të lënduar të paktën 3 persona.

Po ashtu, u thyen xhamat e dy lokaleve në Elbasan, një në afërsi të qendrës së qytetit dhe një në afërsi të stadiumit.

Ndërkohë, si rezultat i këtyre akteve, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, Stiven Vojka dhe Kevi Beqiraj, dhe procedohen penalisht 14 të tjerë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.  Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan, këta shtetas, si tifozë të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme procedurale.