Digjet banesa në Shkodër, vdes 60-vjeçari, një grua sillet te Trauma

0
57

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme teksa ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Liria” në Shkodër ku zjarri ra në një banesë private.

Për pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar ndërsa ka dëmtime të shumta një 59-vjeçare, e cila është dërguar te Trauma.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, në lagjen “Liria”, Shkodër, ka rënë zjarr në një banesë private dhe për pasojë shtetasi K. N. 60 vjeç, ka humbur jetën

Po si pasojë e zjarrit ka pësuar dëmtime të shumta shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë

Grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.