Degradohet parku “Rinia” edhe në Elbasan

0
659

Edhe pse u mendua se do të ishte një pikë relaksi për të gjithë qytetarët e Elbasanit, parku “Rinia”, duket se dita ditës po e humb bukurinë e tij, pasi për shkak të mosmirëmbajtjes dhe infrastrukturës jo të përshtatshme, qytetarët janë duke e frekuentuar gjithnjë e më pak.”

Vetë qytetarët në Elbasan shprehen të revoltuar me mungesën e mirëmbajtjes nga ana e institucioneve vendore të parkut.

Nuk ka stola, pse mos të ketë stola të ulen pleqtë dhe të rinjtë”

Mungesa e infrastrukturës mbetët shqetësimi kryesor. Sipas frekuentuesve parku e ka humbur natyralitetin dhe tashmë është kthyer në një vend jo relaksues.

Duhet të kishte më shumë gjelbërim, lekët i kanë marrë. Kanë bërë vetëm gropa, ishte më mirë”

Për disa të tjerë betonizimi dhe humbja e gjelbërimit i ka zhdukur çdo vlere atij që konsiderohet parku shekullor i Elbasanit.

“Më shumë gjelbërim duhet të kishte, të kishte dhe stola rreth e qark të uleshin njerëzit përqark, se na kanë mbledhur këtu të gjithëve.”

Parkut Rinia në Elbasan, duket se i ka mbetur vetëm emri, pasi ndërhyrjet e bëra me miliarda lekë investime i kanë dhënë pamjen e një pamje të “çuditshme” me mure prej guri dhe nënkalime të pakuptueshme që kanë prishur ambientin e tij natyror. Ndërkohë që gjatë natës në të gjithë parkun mungon ndriçimi.