Ditëlindja kthehet në tragjedi, 4 të rinj gjenden të vdekur

0
1827

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Katër të rinj janë gjetur të vdekur nga një peshkatar, ndërkohë që makina e tyre ishte gjysmë e zhytur në bregun e lumit Trebbia në Calendasco, Piacentino.

Të rinjtë ishin deklaruar të zhdukur prej ditës së djeshme, ndërsa ngjarja dyshohet aksidentale.

Katër të rinjtë ishin të gjithë banorë të zonës.  Viktimat janë: William Pagani, 23 vjeç nga Castelsangiovanni, Domenico Di Canio, 22 vjeç nga Borgonovo, Costantino Merli, 22 vjeç nga Guardamiglio (Lodi) dhe e dashura e tij, Elisa Bricchi, 20 vjeç nga Calendasco.

Duket se miqtë ishin takuar për të festuar ditëlindjen e William, në San Nicolò. Mbetet për t’u kuptuar se çfarë i çoi në brigjet e lumit Trebbia, ku më pas u fundos makina.

Të katër miqtë kishin marrë pjesë në një festë së bashku të hënën në mbrëmje, kur edhe nuk pati më pas asnjë lajm për ta. Familjet raportuan zhdukjen e tij. Hipoteza më e mundshme për momentin, është se bëhet fjalë për një aksident që ka ndodhur gjatë natës. g.v/abcnews.al