Krijohet çifti më i ri i showbizz-it shqiptar? Si qëndron e vërteta

0
141

Romeo Veshaj? Ky spekulim ka qarkulluar prej disa ditësh nëpër media. Shkak për këto thashetheme u bënë disa fotografi që ata ndanë në të njëjtin vend në Dubai. Pavarësisht se fotot nuk përkonin me të njëjtin ditë, nisi të përflitej se po shijonin një romancë.

E kontaktuar nga Prive, Arta foli për raportin me Romeon. “Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh nga afër dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo. Thjesht kemi bërë foto në të njëjtin vend, tek restoranti “Namos”. Për Vitin e ri Romeo nuk ka qenë në Dubai, pra nuk kemi festuar bashkë.”, u shpreh Arta.

Për më tepër, ajo zbuloi një tjetër detaj për veten. “Kam Romeon tim unë”, ka thënë Arta duke treguar se ajo është në një lidhje dashurie dhe nuk bëhet fjalë për aktorin e humorit.