“Do luftojmë për çdo pikë”, Sylvinho flet përpara Polonisë: Kemi parë 240 ndeshje

0
44

Një ditë më parë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares, publikoi listën e tij të parë në krye të përfaqësuesen kuqezi. Për premierën e tij, tekniku brazilian ka përfshirë disa emra të rinj krahasuar me ndeshjet e fundit si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti. Ndërsa pjesa tjetër ishte thuajse i njëjti grup që mori pjesë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve me pak ndryshime.

“Fillimisht është një nder të jem këtu si trajneri i kombëtares së Shqipërisë. Dua të falënderoj federatën që më ka lejuar mua dhe stafit të udhëtoj në Europë e jashtë saj, të vizitoj lojtarët, të shoh ndeshjet. Janë dy muaj punë intensive, më shumë se 240 ndeshje të shikuara. Po flasim për 60-70 lojtarë të vlerësuar, pastaj shumë punë për të arritur te 23 lojtarët. Mendojmë se është një grumbullim për të shkuar të bëjmë një ndeshje. Aty duhet të kuptojmë gjithçka, puna është kjo, jemi të lumtur nga ajo që kemi parë, nga ajo që na ka lejuar federata, të udhëtojmë e të shohim lojtarët. Dua të falënderoj edhe Shtëpinë e Futbollit, jetoj në Tiranë dhe është kënaqësi të vij këtu, këtu kam bërë stërvitje në fushë me disa të rinj vetëm për të kuptuar nëse kishte ndonjë gjë apo problem, por tani presim lojtarët.

Fillimisht Mehmeti është më i ri, po bën një rrugëtim shumë të mirë duke luajtur në Championship. Ai është lojtar krahu, i aftë, i ri, duhet të zhvillohet e përmirësohet. Asani është një i majtë, ku kishim mungesa, është një mesfushor sulmues i cili ka një rrugëtim të rëndësishëm në Hungari. Sot ka shënuar tre gola. Po ndjekim atë dhe shumë të tjerë. Kemi vlerësuar 70 lojtarë. Rreth 15 ditë më parë, ishim të gjithë në 8.30 të mëngjesit për ta parë që luante në kampionat, është një punë që duhet bërë. Pastaj mendoj dhe është e drejtë, që kemi 23 lojtarë dhe kemi menduar për një ndeshje, mund të bëjmë rreshtime të ndryshme se kemi lojtarë për shumë skema loje. Ende duhet të kuptojmë ndjesinë e parë, të shohim të hënën”.

 

 

Mihaj, Dokaj, Çekiçi kanë qenë në grumbullimet e fundit, por së fundmi s’janë, a mund të jenë në një grumbullim tjetër?

Ne na duhet të bëjmë zgjedhjet tona, por të gjithë ata që përmendët janë shumë të rëndësishëm, do të na ndimojnë në të ardhmen, por ne kemi bërë zgjedhje vetëm për ndeshjen me Poloninë.

Problem është porta, meqënëse portiertët tanë Strakosha dhe Berisha nuk kanë asnjë minutë në ekipet e tyre…

Të dy unë i kam takuar, nuk kanë luajtur me ekipet e tyre, por kanë shuëm eksperiencë dhe shumë të rëndëishëm, është e rëndësishme që e ndjejnë fanellën dhe ata i plotësojnë kriteret. Ka edhe lojtarë si Muçolli që na bën punë, do e mbaj në vëzhgim nëse do të jetë në të ardhmen…

Pjesë e punës së një kombëtareje është kështu, ne kemi marrë 23 lojtarë, ndoshta mund të bëjmë zëvendësime për shkak dëmtimesh. Ne ecim para dhe mendojmë se duhet të luftojmë për çdo pikë, në çdo fushë, duhet të luftojmë për çdo pikë. Nëse duam të kualifikohemi, këtë duhet të bëjmë. Ata janë të fortë, janë mësuar të luajnë në Botërorë dhe Europianë, janë një ekip i rëndësishëm. Ne do të përgatitim ndeshen dhe do të shkojmë të luajmë, kemi 7 ditë stërvitje dhe e përsërit që çdo pikë për ne është e rëndësishme. Duhet të shkojmë atje me dëshirë, zemër e shpirt se kështu luhet futbolli. Është ana taktike dhe teknike, por është e rëndësishme shpirti e zemra. Ajo është shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë, jo vetëm për një ndeshje, me siguri do të shkojmë të luftojmë për secilën pikë.

Letër si De Biazi? Teknologjia ka ecur para, nuk do të shkruaj letër, por me teknologji para se të vinjë në kombëtare, lojtarëve do t’u mbërrijë diçka e rëndësishme, 30 sekonda që duhet të kuptojnë shpirtin që kemi ne këtu. Nuk dua të them më shumë, është diçka e brendshme, por me siguri do t’u mbërrijë.