Ka folur Diana Bahçja, e cila u arrestua 1 javë pas lindjes, për një gjobë të marrë në vitin 2020.

Ajo tha se qëndrimi në burg ka qenë shumë i vështirë. Ndërkaq ajo konfirmoi se nuk ka qenë në dijeni të gjobës që ka marrë.

Diana: Ishte e vështirë. Nuk e përballoja dot. Me zor kam qëndruar në burg, duke qarë. Kam pasur dhimbje trupit.

Djalin e gjeta mirë. Ishin kujdesur burri dhe vjehrra.

Kur shkova në polici më thanë je e dënuar. Më thanë nuk duam të dimë që ke lindur, nuk kemi lidhje me atë punë. Do vijë policia e Tiranës për të marrë.

Nuk kam qenë në dijeni për gjobën, për asgjë. Në burg kam qëndruar vetëm. Kanë qenë ditë të vështira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu