“Do të vras”, nxënësi kërcënon dhe godet me grusht mësuesin

0
69

Një adoleshent 14-vjeçar ka kërcënuar dhe goditur me grusht mësuesin pasi ky e fundit e kishte qortuar.

Sipas informacioneve të gazetës franceze Le Figaro, pasi mësuesi e qortoi për një sjellje të pahijshme, nxënësi e kapi nga jaka, dhe më pas e goditi katër herë me grusht.

Teksa nxënësit nxorën nga klasa 14-vjeçarin, nxënësi dëgjohej duke kërcënuar mësuesin: Do të të vras”. Mësuesi raportoi incidentin në Prokurorinë Publike të Tuluzës duke urdhëruar ndalimin e 14-vjeçarit.

Adoleshenti 14-vjeçar kishte kryer akte të ngjashme të dhunshme në të kaluarën dhe prindërit e tij ishin thirrur disa herë nga drejtuesit e shkollës së mesme.

/abcnews.al