DOSJA/ Nuredin Dumani: Talo Çela eleminoi nënën e trafikantit të drogës në 2013

0
1117

Pas vrasjes së Fatmira Dedës dyshohet se fshihet Talo Çela. Burime nga SPAK  bëjnë me dije se bazuar në dëshminë e Nuredin Dumanit, i shumëkërkuari Talo Çela ka eleminuar Fatmira Dedën, një vit pasi viktima kërkonte drejtësi për djalin e saj Elvis Deda të cilin ia vranë. Duke mos gjetur autorët Fatmira kërkonte që drejtësia të vihej në vend, por pasi nisi betejën e saj u gjet e vdekur më 14 shtator 2013.

Detajet e reja janë zbardhur pas aksionit të SPAK me 32 mandate arresti në kërkim të 32 personave mes të cilëve 18 gjenden nën pranga. Plagosja e Dumanit dhe dëshmitë e tij çuan në firmosjen e 32 urdhër arresteve. Dhe jo pa qëllim, policia e kodoi operacionin e sotëm “plumbi i artë”.

Edhe pse ishte i pritshëm pas dëshmive të Dumanit që para dy javësh, SPAK ka vendosur të veprojë vetëm ditën e djeshme. Ka qenë gjykatësja Atalanta Zeqiraj që ka firmosur kërkesat e SPAK.

Nuredin Dumani ka dhënë informacione të rëndësishme për prokurorinë për shumë ngjarje që ka pasur informacione apo dhe ka qenë i përfshirë. Janë goditur 8 grupe kriminale që akuzohen për vrasje, rrëmbim personi  dhe gjobvënie.  Operacioni për kapjen e personave u shtri në katër qytete, Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Lezhë. Forcat speciale kanë bërë të mundur të kapin vetëm 13 persona,  disa prej të cilëve të arrestuar më herët për ngjarje të tjera kriminale. Asnjë nga të dyshuarit si drejtues  të grupeve kriminale nuk është vënë në prangat e policisë. ABC mëson se u kanë shpëtuar prangave Talo Çela, Erivis Martinaj,  Suel Çela, Agron Mehja  apo dhe Florenec Çapja, të proceduar disa herë për krime të rënda. Mësohet se gjatë kontrolleve në hotelin e Ervis Martinajt janë gjetur maska dhe sende të tjera të dyshuara që përdoreshin në ngjarje kriminale. Mos kapja e tyre lë të kuptohet se operacioni i policisë mund të jetë dekonspiruar. I shpallur në kërkim është edhe avokati Alkond Bengasi  cili njihet si avokati i bandave kriminale.

/abcnews.al