ITALI/ Aksidenti tragjik në çerdhen e fëmijëve, ky është vogëlushi që humbi jetën

0
86

Tommy, 4 vjeç humbi jetën ditën e djeshme pas një aksidenti tragjik në një çerdhe në L’Aquila në Itali.

Një makinë e cila ishte parkuar çau gardhin dhe përfundoi në oborrin e çerdhes ku fëmijët ishin duke luajtur. 4 u plagosën, ndërsa Tommy nuk arriti t’ia dilte.

“Atij i pëlqente shumë të shkonte në çerdhe.”

Ditën e sotme në çerdhe ishin vendosur lule në kujtim të 4-vjeçarit. Gjendja e fëmijëve të tjerë të plagosur është e qëndrueshme./abcnews.al/