Dosja “Skënderbeu”/ Zbulohet argumentimi i Gjykatës Federale, si ndikoi kompania aziatike. Klubi duhet të paguajë 65 mijë franga

0
228
Ndeshja e futbollit, Skenderbeu-Lokomotiv Moscow e Rusise, 0-1, e vlefshme per fazen ne grupe te Uefa Europa League, e luajtur ne stadiumin Elbasan Arena. /r/n/r/nUEFA Europa League football match between KF Skenderbeu and Lokomotiv Moscow of Russia at the Elbasan Arena stadium in Elbasan.

Provat në dispozicion tregojnë ekzistencën e trukimit të ndeshjeve, jo një, por katër. Një kompani bastesh aziatike përjashtoi klubin e Skënderbeut nga përfshirja e drejtpërdrejtë në tregjet e basteve”. Kjo është një nga pasazhet në arsyet që jepen për lënien në fuqi të vendimit nga Gjykata Federale në Zvicër.

Skenderbeu Lokomotiva

“Panorama Sport” zbardh të plotë konkluzionin për korçarët dhe faktin se si ndikuan kompanitë e basteve për dënimin që dha UEFA. Gjykata detyron tashmë Skënderbeun të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore në shumën prej 65 mijë frangash, që do të thotë me kursin e sotëm rreth 75 milionë lekë të vjetër.

RAPORTET

Paneli hedh poshtë kundërshtimet procedurale të ngritura nga pala apeluese (Skënderbeu) dhe mohon çdo shkelje të parimit “ne bis in idem”, që do të thotë: jo dy herë për të njëjtin shkak.

* Raporti i analizës “BFDS” (Sistemi i Detektimit të Mashtrimit të Basteve), i hartuar nga prof. Forrest dhe prof. McHale (në tekstin e mëposhtëm: raporti Forrest), gjithashtu nga një panel i ekspertëve të UEFA-s për analizimin e katër ndeshjeve të diskutuara të fiksuara nga pala apeluese dhe atë të përgatitur nga “Starlizard” (këtej e tutje: raporti Starlizard), një kompani e specializuar në baste sportive, duke krahasuar rezultatet e shqyrtimit të dhjetë takimeve të marra nga “BFDS”, përbëjnë raporte ekspertësh. Duhet thënë se raportet janë thjesht elemente faktike.

* Paneli konsideron se “BFDS” është një mekanizëm i besueshëm dhe thekson se raporti “Starlizard” çon në përfundime të ngjashme me ato të “BFDS” në lidhje me katër ndeshjet e dyshuara që janë në zemër të mosmarrëveshjes aktuale.

* Pasi shqyrtoi plotësisht përmbajtjen e përfundimeve të paraqitura në raportet “BFDS” në lidhje me katër ndeshjet, paneli vlerëson që UEFA, nëpërmjet shkallës së vërtetësisë së provës së kërkuar, ka gjykuar se lëvizjet e basteve janë të dyshuara dhe lejojnë hapësirë për të menduar se rezultati i këtyre katër takimeve ishte i manipuluar. Kjo qëndron deri në provë të kundërt, e cila duhet dhënë nga pala apeluese.

* Për të arritur në këtë përfundim, merren parasysh raportet “BFDS”, besueshmëria e të cilave u mbështet nga raportet e “Forrest” dhe “Starlizard”. Sjellja e dyshimtë e disa lojtarëve në fushë dhe veprimtaria e një kompanie bastesh aziatike (emri nuk përmendet për efekt sigurie), që bëri të mundur përjashtimin e klubit të Skënderbeut nga përfshirja e drejtpërdrejtë në tregjet e basteve. Formacioni vëren se përfundimi i tij korrespondon me reagimin e mediave, si dhe perceptimin ndërkombëtar të fakteve të debatuara nga lojtarët kundërshtarë, tifozët dhe operatorët e basteve.

Më pas ajo hedh poshtë arsyet e tjera të paraqitura nga pala akuzuese, e cila mundohet të argumentojë humbjet e saj në fushë dhe lëvizjet e pazakonta të basteve. Në këto kushte, paneli arrin në përfundimin se provat në dispozicion tregojnë ekzistencën e trukimit të ndeshjes, duke këmbëngulur njëkohësisht në faktin se këto nuk kanë të bëjnë me një ndeshje të vetme, por katër ndeshje.

* KAS përjashton çdo shkelje të parimit të ligjshmërisë dhe mendon se sanksioni i dhënë klubit shqiptar është proporcional me fajin për të cilin akuzohet.

* Më 16 shtator 2019, klubi i Skënderbeut paraqiti në Gjykatën Federale një apel në çështje civile me qëllim arritjen e anulimit të dënimit të 12 korrikut 2019.

* Në përgjigjen e saj të 2 dhjetorit 2019, UEFA (i padituri) kërkoi që ankesa të rrëzohej.

* KAS, e cila prodhoi dosjen e çështjes, propozoi që ankesa të pushohej.

* Palët paraqitën spontanisht një përgjigje dhe një njoftim në të cilin ata mbajtën parashtresat e tyre fillestare.

VENDIMI

* Apelimi hidhet poshtë, për aq sa është e pranueshme.

* Shpenzimet gjyqësore në masën e 30 mijë frangave i ngarkohen palës ankimuese (klubit Skënderbeu);

* Shpenzime të tjera në masën e 35 mijë frangave i ngarkohen palës ankimuese (klubit Skënderbeu);

* Ky gjykim u komunikohet palëve dhe Gjykatës së Arbitrazhit për Sport Lozanë, më 29 korrik 2020;

PANORAMASPORT.AL