Dua Lipa dhe Kylie Jenner nuk ndjekin trende, por i krijojnë ato!

0
77

Çfarë kanë të përbashkët Dua Lipa dhe Kylie Jenner? Epo, përveç famës së madhe, pasurisë dhe faktit që të dyja orbitojnë në të njëjtat rrethe shoqërore, gjithashtu të dyja janë ikona të ditëve të sotme kur bëhet fjalë për veshjet.

Dy super yjet janë shpesh krah njëra-tjetrës kur flitet për trende dhe po! Dua dhe Kylie nuk i ndjekin trendet, por i krijojnë ato.

Së fundmi Dua dhe Kylie janë shfaqur me një njëjtën veshje- secila në mënyrën e vet unike. Bëhet fjalë për një set me dy pjesë nga Marc Jacobs, që përfshin: Fund xhins të gjatë, reçipeta me detaje argjendi, xhaketë të shkurtër dhe taka me platformë. Marc Jacobs nuk dështon kurrë të ofrojë gjëra të shkëlqyera. Shfaqja e tij ‘Vjeshtë/dimër 2022’ përfshinte xhinse, xhaketa dhe detaje të tjera që tashmë dominojnë veshjet. Për t’u kontrastuar me ato silueta avangarde, Jacobs zbuloi braleta të vogla të përbëra nga disqe vezulluese.

Image

Superylli me origjinë shqiptare u shfaq me reçipetat e argjendta të ndezura për ditëlindjen e saj, në 22 gusht, e veshur me një fund të gjatë, një xhaketë të prerë dhe mega platformat e markës së stilistit Mary-Jane.

Image

Si ajo edhe Kylie Jenner, e cila është shfaqur në numrin e fundit të ‘CR Fashion Book’ e veshur me një “crop-top” të Lauren DeWitt me shumë nivele, të krijuar tërësisht nga buzëkuqët e markës së saj. Fotot e tjera nga xhirimet e saj janë po aq krijuese; dhe në njërën, ylli modelon një me një crop-top, xhaketë dhe fund të Marc Jacobs të projektuar me imazhe të saj.

Image