Dua Lipa mbush sot 27 vjeç, ja vendi që ka zgjedhur për të festuar

0
55

Dua Lipa mbushi këtë të hënë 27 vjeç dhe ditën e saj më të veçantë, këtë vit po e feston mes shqiptarësh, prej të cilëve i ka rrënjët e saj familjare.

Ylli i muzikës pop me famë botërore është duke kaluar këto ditë, pushimet në plazhet e jugut të Shqipërisë. Prej andej ka postuar këtë video në rrjetet sociale ku shfaqet me tortën e ditëlindjes.

Artistja e lindur në Londër publikoi edhe këto foto për ndjekësit në Instagram. E veshur me të bardha ajo feston pranë bregdetit me miq e familjarë.

27-vjetori e gjen Dua Lipën, tepër të angazhuar nga ana profesionale. Po përgatitet për performancën e saj në Tiranë, në “Sunny Hill Festival” që zhvillohet në datat 26, 27 dhe 28 Gusht.