“Duam punëtorë!” Bizneset e Elbasanit në krizë

0
237

Mungesa e fuqisë punëtore është duke u ndjerë dita ditës në të gjitha kategoritë e bizneseve që operojnë në vendin tonë. Largimi masiv i të rinjve drejtë emigracionit ka bërë që shumë prej bizneseve në Elbasan të jenë në vështirësi për të plotësuar mungesat. Kryesisht bizneset janë duke vuajtur mungesën e punëtorëve që kanë zanat.

Xhevdet Mjeshtri prej vitesh prodhon mobilieri për shtëpi. Një vit më parë ai kishte 15 punonjës, ndërsa sot ai ka vetëm 5 prej tyre.

Xhevdet Mjeshtri: “Jemi në vështirësi. Nuk ka punëtorë, kanë ikur. Jemi në krizë!”

Emigracioni masiv që lidhet kryesisht me kushtet ekonomike ka bërë që biznesi i Xhevdet Mjeshtrit por edhe dhjetëra biznese të tjera në Elbasan të futen në një krizë, pasi më pak punëtorë do të thotë më pak prodhim.

Xhevdet Mjeshtri:“Ikin, është paga më e mirë andej. Kemi vështirësi të përballojmë porositë. Të vjetrit vijnë e kërkojnë punë të rinjtë kanë ikur”

Ideja e ardhjes së punonjësve të huaj, për këto biznese nuk  është efektive.

Ne na duhen specialistë” thote Mjeshtri.

Alarmi i largimeve masive nga Shqipëria është një temë që ka nxitur prej kohësh debate politike në vendin tonë, ndërsa së fundmi Britania e Madhe është në alarm për emigrantët e paligjshëm shqiptarë.