Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve, raport alarmant: Liria e medias në Shqipëri “në pikë të hallit” (KONKLUZIONET

0
65

Pas dy ditëve të një misioni fakt-mbledhës në Tiranë në 17-18 nëntor 2022, partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për sigurinë e gazetarëve publikuan gjetjet e tyre për lirinë e medias, pluralizmin e saj dhe sigurinë e gazetarëve në Shqipëri.

Gjatë vizitës u takuan me shoqatat e gazetarëve, editorë dhe gazetarë, zyrtarë të qeverisë, anëtarë të parlamentit, kryeministrin, autoritetet gjyqësore, policinë, agjenci private informacioni, rregullatorët mediatik, këshillin e medias, OJQ dhe transmetuesit publikë.

Qëndrimi i tyre është se në gjithë Shqipërinë vazhdon të përjetojë një përkeqësim të lirisë së medias. Ndërkohë që çështjet ligjore mbeten adekuate përgjithësisht, asnjë progres nuk është bërë vitet e fundit në përmirësimin e mjedisit për gazetari të pavarur dhe “ëatchdog”, apo për pluralizmin mediatik.

Disa zhvillime pozitive janë vërejtur. Delegacioni u informua gjatë një takimi se konferenca e kryetareve në parlament votoi zyrtarisht të tërhiqet nga e ashtuquajtura paketë antishpifje nga axhenda e parlamentit në 15 nëntor 2022. Një votë parlamentare do të merret në javët në vazhdim. Propozimi legjislativ për të regjistruar dhe për të rregulluar median online varet si shpata e Demokleut në tregun mediatik prej tre vitesh dhe do të ketë pasoja dëmtuese nëse kalon.

Ne përshëndesim dëshirën e qeverisë për të marrë parasysh shqetësimet e institucioneve ndërkombëtare, organizatave dhe komunitetit të gazetarisë që ishin kundër ligjit, ashtu si edhe gadishmërinë për të implementuar standartet ndërkombëtare për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, në vecanti të Këshillit të Europës, duke përfshirë Komisionin e Venecias dhe BE për cështje të tjera që lidhen me lirinë e medias.

Ne gjithashtu mirëpresim rritjen e numrit të konferencave për shtyp organizuar nga Kryeministri që nga pandemia Covid 19, që u japin akses gazetareve për më shumë mundësi të pyesin direkt kryeministrin në cështje me interes publik. Në fushën e transparencës, organizatat tona gjithashtu mirëpresin ratifikimin e fundit dhe hyrjen në fuqi të konventës së Këshillit të Europës së vitit 2005 për akses në dokumentet zyrtare.

Puna e policisë në hetimin e shpejtë të sulmeve ndaj gazetarëve dhe zbatimin e masave disiplinore për rastet që përfshijnë oficerët e zbatimit të ligjit është mirëpritur. Informacioni i marrë nga delegacioni rreth iniciativave për trajnimin e oficerëve të policisë për rolin dhe të drejtat e gazetarëve është gjithashtu inkurajues. Organizatat tona gjithashtu mirëpresin rritjen e numrit të përgjigjeve shtetërore në njoftime që përfshijnë kërcënime për lirinë e medias në platformën e Këshillit të Europës për Sigurinë e Gazetarëve.

Pavarësisht hapave inkurajues, perceptimi i gjerë i përfaqësuesve të medias të cilët u takuan me delegacionin treguan se klima për raportimin e lirë dhe të pavarur po përkeqësohet në Shqipëri. Ky perceptim reflektohet nga rritja e numrit të njoftimeve postuar në platformë, duke përfshirë sulmet ndaj gazetarëve, retorika diskretituese nga politikanët dhe kërcënimet rreth klimës së rreptë të aksesit për informacion.

Megjithatë, shkaku kryesor i shumë prej kërcënimeve ndaj gazetarisë së pavarur në Shqipëri vazhdon të jetë kapja e pjesëve të rëndësishme të mjedisit mediatik nga interesat e biznesit. Pronarët e mediave, shumë prej të cilëve kanë kaluar pronësinë tek industri shtetërore lidhur me tendera publik, sistematikisht përdorin asetet e tyre në media ti shërbejnë axhendave të tyre private dhe politike më shumë sesa interesit publik. Përqëndrimi i medias nën kontrollin e grupeve të tilla të biznesit është intesifikuar në vitet e fundit.

Rezultati është interferimi direkt i pronarëve të medias në pavarësinë editoriale që është i lartë dhe disa cështje sensitive janë konsideruar të paprekshme për gazetarët. Këto praktika pronësie kanë minuar besimin publik në integritetin e medias dhe kanë cuar drejt vetëcensurimi i komunitetit të gazetarëve dhe mungesë të raportimeve investigative.

Në fushën e rregullimit të medias emërimet politike në AMA vazhdon të ngrejë pikëpyetje rreth pavarësisë së institucionit. Shqetësimet madhore ka edhe për financimin e pamjaftueshëm të RTSH-së.

Një nga cështjet më akute për punën e përditshme të gazetarëve vazhdon të jetë edhe mungesa e transparencës dhe aksesi për informacion. Reporterët janë injoruar në mënyrë të rregullit kur kërkojnë informacion apo komente nga autoritetet publike dhe zyrtarët. Përgjatë gjithë linjës së qeverisjes, gazetarët përballen me barriera për të bërë pyetje apo për tu shqyrtuar sic duhet nga ata që janë në pushtet.

Gazetarët thanë se ndërkohë që agjencia e re për Media dhe Informim MIA ka rezultuar në rritjen e komenteve publike nga ministrat dhe zyrtarët për disa cështje, në përgjithësi ky autoritet ka mbikqyrur një shtrëngim të kontrollit mbi informacionin në një mjedis shumë sfidues. Delegacioni dëgjoi nga gazetarët se vendimet e Komisionerit të të dhënave dhe informacionit për kërkesat për dokumentacion me interes publik nëpërmjet Lirisë për informacion nuk trajtohen me aq efikasitet sikurse ka qenë më parë.

Ndërkohë që zyra e kryeministrit vazhdon të përdorë aparatin e vet të komunikimit për të shpërndarë kontent të parapërgaitur për median. Kanali i komunikimit të kryeministrit ERTV vazhdon të transmetojë biseda që japin pyetje të lehta për kryeministrin apo politikanë të tjerë. Kjo lloj strategjie komunikimi tejkalon gazetarët dhe mbron zyrtarët nga pyetjet sfiduese.

E njëjta praktikë është duke u përdorur nga kryebashkiaku i Tiranës që në mënyrë të vecantë kuron kontentin që dominon në televizione, formon vetë mbulimin e lajmeve dhe anashkalon shqyrtimin gazetaresk të tyre.

Siguria e gazetarëve vazhdon të jetë një çështje. Edhe pse sulmet fizike janë të rralla, rastet e fundit kundër gazetarëve tregojnë kërcënimet ndaj gazetarëve për punën e tyre. Vonesat në përpjekjet për të nxjerrë përgjegjësit për sulmet tek drejtësia rezulton në pandëshkueshmëri.

Përpjekjet e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë për të diskretituar dhe denigruar gazetarët kritikë vazhdon. Ndërsa përdorimi i gjuhës agresive dhe fyese nga kryeministri kundër medias është rritur, akti i të treguarit për disa gazetarë që duhet të bëjnë pyetje dhe që duhet të shkojnë në të ashtuquajturin “riedukim”, shoqëruar edhe me disa vendime për të mos marrë pjesë në konferenca për shtyp, ka rezultuar demtuese. Ndërkohë që kryeministri i konsideroi këtë si “humor” gjatë takimit, konseguencat profesionale për gazetarët kanë qenë serioze.

Ndërsa dënimet me burg për shpifje u shfuqizuan në vitin 2012, shpifja dhe fyerja mbeten vepra penale të dënueshme me gjobë. Një rast në Platformë që përfshin një padi për shpifje ngritur kundër një gazetareje nga ish-prokurores se Tiranës për raportimin për vetingun, është një shembull shqetësues sesi këto ligje vazhdojnë të abuzohen nga figura të fuqishme që synojnë të heshtin gazetarinë investiguese.

Vetëcensurimi ndëemjet gazetarëve është një sfidë sistematike e përkeqësuar nga kushtet e keqija të punës dhe të drejtat e punës për profesionistët e medias. Pagat e ulta dhe paqëndrueshmëria profesionale i lënë gazetarët vunerabël ndaj presionit nga pronarët e mediave.