Dyshohet se dhunoi një prostitutë, merret peng i mituri shqiptar në Belgjikë, i thyejnë hundën dhe i fikin cigare në trup

0
214

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të Brukselit në Belgjikë, ku raportohet se një 16-vjeçar shqiptar është rrëmbyer nga katër persona, të cilët e kanë tërhequr zvarrë brenda një makine.

Sikurse raportojnë mediat belge, dy orë më vonë, shumë pas orës 4 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare “Westland” në unazën e kryeqytetit, ku ishte i zhveshur dhe kishte djegie, pasi autorët i kishin shtypur disa bishta cigaresh në trupin e tij.

Përveç këtyre dëmtimeve, të miturit rrëmbyesit i kanë thyer edhe hundën dhe e kanë goditur me grushte në fytyrë, ndërsa më pas ai është dërguar në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Po ashtu, mediat raportojnë se autorët, dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti shqiptar, ndërkohë që i mituri mendohet se ka sulmuar një prostitutë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të sulmit.