Zjarr i fuqishëm në një godinë 2-katëshe në Stamboll, rrezikohen 3 pallate ngjitur

0
75

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një ndërtesë dykatëshe në kryeqytetin turk, Stamboll, ndërsa raportohet se flakët janë përhapur në ndërtesat përreth.

Sikurse raportojnë mediat turke, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në biznesin në fjalë, por situata paraqitet problematike për shkak se janë tre pallate të tjerë ngjitur, që rrezikohen të digjen.

Zjarrfikësit e dërguar në vendngjarje nga Ataşehir, Kadıköy, Üsküdar, Kartal, Pendik, Şişli, Beşiktaş dhe Ümraniye po bëjnë të pamundurën për të shuar flakët, që po përhapen me shpejtësi.

Paraprakisht, sipas informacioneve, edhe pse e pakonfirmuar, dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike nga palestra që gjendej në katin e dytë të godinës, për t’u përhapur më tej në pjesën tjetër të ndërtesës.

Deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz, ndërsa ekspertët kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit