Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

0
95

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tropojës pas kallëzimit të një 16-vjeçareje se e ka përdhunuar.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin  E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe, se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi./Abcnews.al/