Hapet gara për projektin e “Auto Moto Park” që do ngrihet në Elbasan, Rama: 5 studiot më të mira botërore kanë shprehur interes

0
283

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është hapur gara për për projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar, që do ngrihet në qytetin e Elbasanit.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se 5 nga studiot më të mira botërore të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1 kanë shprehur interes për këtë investim shqiptar.

Pista do të jetë 5.3 km ku do të zhvillohen një sërë aktivitetetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobileve.

“Hapet gara për projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar, që do ngrihet në qytetin e Elbasanit. 5 nga studiot më të mira botërore të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1🏎️, kanë shprehur interes për këtë investim shqiptar, që do të ketë një pistë 5.3 km ku do të zhvillohen një sërë aktivitetetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobileve 🙏🛞

👏 Sot ndajmë me kënaqësi disa nga veprat kryesore të portofolit të këtyre studiove prestigjoze, me bindjen se konkursi ndërkombëtar i Janarit 2023 do të nxjerrë fitues një projekt mbresëlënës nga ofertë-propozimet e garuesve të kualifikuar për fazën finale të projektimit të AMP – Auto Moto Park Albania” shkruan Rama në postimin e tij.